Carlos Sainz (29-vjeçar) nuk do të marrë pjesë në garën për Shpërblimin e Madh të Arabisë Saudite, e cila mbahet nesër në Jeddah të Arabisë Saudite, duke filluar në orën 18:00.
Piloti i Ferrarit është diagnostifikuar me shpërthim të “zorrës qorre” dhe për këtë arsye, gjatë dy ditëve të kaluara, ai nuk ishtre ndier mirë.
BBC njofton se ai do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent.
Ndërkohë që te Ferrari kanë vendosur që ai të zëvendësohet me pilotin rezervë.
Për britanikun 18-vjeçar kjo do të jetë një mundësi e artë të sprovohet në një garë në Formula 1 dhe evenrualisht të rritë ndikimin e tij brenda skuadrës.
Te Ferrari ende nuk kanë treguar kur pritet të kthehet Sainz, ndërkohë që gara e tretë e kampionatit të sivjetmë do të mbahet pas dy javësh në Australi.