Lajm i mirë për Ducatin, Marquez gati për garën në Herez
L

Lajm i mirë për Ducatin, Marquez gati për garën në Herez

Kampioni Botëror i Moto GP, Marc Marquez, do të jetë plotësisht gati për fundjavën e ardhshme të garës në pistën spanjolle në Herez, ka bërë të ditur inxhinieri kryesor i Ducatit, Giggi Dal’Igna.

“Është e qartë se Marquez pati një dëmtim serioz dhe humbi pesë gara në fund të sezonit të kaluar”, shpjegoi italiani për “moto.it”. “Deri vonë ai ende ishte në rikuperim, por mendoj se është në rrugë të mbarë dhe do të jetë 100 për qind i shëndetshëm për Herezin”.

Dëmtimi i fundit i Marquezit nga viti i kaluar, garat e humbura dhe rikuperimi i gjatë në fillim të vitit 2026, kanë nxitur spekulime se spanjolli mund të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

Dal’Igna shfaqi një frymë të lartë gare para fillimit në pistën spanjolle.

“Fakti që të tjerët kanë përparuar nuk është justifikim për Ducatin”, tha ai. “Ne jemi këtu për të luftuar për fitore, kështu që duhet ta bëjmë përsëri motorin tonë standardin në Moto GP”.

“Kemi disa risi; pas garës, të hënën do të bëjmë testime shtesë në të njëjtën pistë, ndërsa edhe gjatë fundjavës do të provojmë disa gjëra të tjera. Kemi shumë ide, tani duhet të verifikojmë cilat funksionojnë dhe cilat jo”.

TË FUNDIT