Lajm shumë i mirë për Kristjan Asllanin
L

Lajm shumë i mirë për Kristjan Asllanin

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani po kalon pa dyshim çastet e tij më të lumtura me fanellën e Inter. Ai luajti ndaj Genoas ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që për më tepër e kurorëzoi edhe me një gol,  i pari me fanellën e Interi, e që mbi të gjitha erdhi para tifozëve zikaltër.

Por, performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm tek goli, pasi loja e zhvilluar ishte mëse pozitive dhe lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi.

Të mirat nuk kanë fund për Asllanin dhe “qershia mbi tortë” është emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 në Serie A. Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si Dybala apo Kvaratskhelia.

Së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani që me Napolin e tij mposhti Juventusin 2-1.

TË FUNDIT