Los Angeles Lakers është mposhtur nga Denver Nuggets me shifrat 114:124, ndërsa ndeshja ishte e veçantë për LeBron James. Ai u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA me 40,000 pikë në karrierë.
Mbreti James e përfundoi ndeshjen me 26 pikë, nëntë asistime dhe katër kërcime dhe ishte më efikasi te skuadra e Lakers, por as kjo nuk e ndihmoi të shmangte humbjen.