Leclerc, mesazh të qartë Ferrarit
L

Leclerc, mesazh të qartë Ferrarit

Pas një sezoni tjetër pa fitore, tensioni te Ferrari ka arritur kulmin. Fushata e 2025-ës, e nisur me ambicie për titull dhe e forcuar nga ardhja e Lewis Hamilton-it, përfundoi në zhgënjim të plotë. Ekipi nuk fitoi asnjë garë dhe Hamilton mbeti pa podium për herë të parë në karrierë.

Charles Leclerc pas garës së Abu Dhabit u shpreh hapur se viti 2026 do të jetë vendimtar. Ndryshimet e mëdha të rregullave, me një epokë të re shasish dhe motorësh, sipas tij janë mundësia e fundit që Ferrari të rikthehet në majë.

“I gjithë ekipi është shumë i motivuar. 2026-a është një shans i madh për të treguar çfarë mund të bëjmë. Tani ose kurrë”, tha Leclerc, duke theksuar se kjo periudhë do të përcaktojë edhe katër vitet e ardhshme.

Ferrari pret titullin që nga 2008-a, dhe presioni për t’u rikthyer është më i madh se kurrë. Leclerc përsëriti se beson ende te skuadra, por nënvizoi se sezoni i ardhshëm do të jetë thelbësor për të ardhmen e tij dhe të ekipit.

 

TË FUNDIT