Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedha e gjelbër amerikane humbi terren me 0,70 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja u zhvlerësua lehtë me 0,02 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari blihet sot mesatarisht me 83,28 lekë dhe shitet me 97,24 lekë. Monedha europiane blihet me 96,86 lekë dhe shitet 97,61 lekë, raporton ATSH.
Leku vijon edhe sot të forcojë pozitat në raport me monedhat e tjera të huaja, me paundin britanik e frangën zvicerane, përcjell AutoPortali.
Monedha britanike këmbehet me 111,30 lekë ose 0,37 lekë më pak se një ditë më parë dhe franga zvicerane këmbehet me 103,30 lekë, ose 0,62 lekë më pak se ditën e mërkurë.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 83.28 | -0.70 | |
Euro | EUR | 97.24 | -0.02 | |
Poundi Britanik | GBP | 111.30 | -0.37 | |
Franga Zvicerane | CHF | 103.30 | -0.62 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 56.55 | -0.30 | |
Dollari Australian | AUD | 54.35 | -0.18 | |
Dollari Kanadez | CAD | 60.65 | -0.36 | |
Korona Suedeze | SEK | 8.68 | -0.01 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 8.16 | -0.05 | |
Korona Daneze | DKK | 13.03 | -0.01 | |
SDR | SDR | 113.57 | -0.74 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 281410.62 | -1,009.92 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 3181.75 | +8.67 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.60 | -0.08 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.60 | -0.07 | |
Lira Turke | TRY | 2.05 | -0.02 |