Pas ndërprerjes së Formula 1, sezoni 2026 rikthehet në Majami, një pistë që në vitin 2025 i dha një nga momentet e pakta pozitive Lewis Hamiltonit, me një podium në sprint.
Një vit më vonë, britaniku duket i rikthyer në formë. Ai renditet i katërti në kampionat me 41 pikë, pranë shokut të skuadrës Charles Leclerc, ndërsa përpara janë pilotët e Mercedes, Kimi Antonelli dhe George Russell.
Hamilton reagoi ndaj kritikëve: “Shoh individë që nuk i afrohen suksesit tim dhe vazhdojnë të flasin. Unë ndihem mirë dhe po tregoj se kam ende atë që duhet”, deklaroi ai.
Ferrari shihet si një pretendent serioz këtë sezon, ndërsa vetë Hamilton thekson se po ndihet gjithnjë e më mirë me makinën dhe drejtimin e ekipit. Edhe pse Leclerc ka epërsi në duelet direkte, diferencat mbeten të vogla.
Në shën 41-vjeçare, Hamilton mbetet një nga figurat kyçe të Formula 1 dhe synon të rikthehet në garë për titull, ndërsa Ferrari vazhdon të besojë se mund t’i japë fund pritjes së gjatë për kampionin e botës.



