Liga e Kampionëve rikthehet me dy ndeshje interesante
L

Liga e Kampionëve rikthehet me dy ndeshje interesante

Gara më prestigjioze në konkurrencën e klubeve në futboll, Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me ndeshje mjaft interesante, në kuadër të fazës së 1/8-tës të finales.

Bëhet fjalë për ndeshjet e kthimit të kësaj faze me skuadrat që synojnë një vend në çerekfinale.

Ndeshje më interesante pritet të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’, ku Bayern Munichu e pret Lazion dhe pret ta shkrijë disavantazhin e humbjes 1-0 nga ndeshja e parë në “Olimpico”.

Në ndeshjen tjetër, Paris Saint-Germain pritet të ketë më lehtë në udhëtim te Real Sociedadi në ‘Reale Arena’ pas fitores 2-0 në “Parc des Princes”.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

TË FUNDIT