Liga e Kampionëve, sot përcaktohen dy çerekfinalistët e parë
L

Liga e Kampionëve, sot përcaktohen dy çerekfinalistët e parë

Gara më prestigjioze e futbollit në konkurrencën e klubeve, Liga e Kampionëve, ka hyrë në fazën “e nxehtë”, ndërsa sonte do të përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste.

Në dy ndeshjet e kthimit të 1/8 të finales, pritet “luftë” e madhe, e diktuar kjo edhe nga rezultatet e ndeshjeve të para.

Barcelona është nikoqire e Napolit, në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, dhe do të kërkojë fitore pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Në takimin tjetër, Arsenali e pret Porton në “Emirates” dhe synon ta shkrijë epërsinë 1-0, të cilën skuadra portugeze e ka nga ndeshja e parë.

Të dy përballjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

TË FUNDIT