Lionel Racing ka zbuluar listën e dhjetë maketëve (diecasts) më të shitur të NASCAR-it për vitin 2025, dhe këtë vit dominuan fuqishëm modelet e lidhura me Dale Earnhardt Jr. dhe ekipin e tij JR Motorsports.
Në vend të parë dhe të tretë u renditën dy versione të makinës nr. 40 të Justin Allgaier nga debutimi historik i JR Motorsports në Daytona 500. Modeli bazë pa dëmtime u bë diecast-i më i shitur i vitit, ndërsa versioni “raced”, me shenja garimi dhe dëmtime, përfundoi në vend të tretë.
Në vend të dytë doli modeli Late Model i Dale Earnhardt Jr., i pikturuar me ngjyrat ikonike Budweiser, duke konfirmuar edhe një herë popullaritetin e tij të madh.

Lista përfshinte gjithashtu makina të pilotëve si Shane van Gisbergen, Josh Berry, Kyle Larson, William Byron dhe Chase Elliott, me fitoret e tyre të mëdha dhe momentet kyçe sezonale që rritën kërkesën për modelet përkatëse.
Këtë vit, makinat e lidhura me Earnhardt dhe JR Motorsports fiksuan podiumin e krejt listës, duke u bërë kryefjala e koleksionistëve të NASCAR-it për 2025-ën.



