Liverpooli thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, për një tarifë totale prej 136 milionë eurosh – një rekord britanik.
Sipas Paul Joyce nga The Times, marrëveshja përfshin 117 milionë euro paraprakisht dhe bonuse deri në 19 milionë euro, transmeton AutoPortali.
Sipas The Athletic, Wirtz do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare deri në verën e vitit 2030.
Ky do të jetë transferimi i dytë i Liverpoolit këtë verë nga Leverkuseni, pas mbrojtësit Jeremie Frimpong.
22-vjeçari ishte lojtari kyç i sezonit historik të Leverkusenit pa humbje, duke ndihmuar ekipin të fitojë titullin në Bundesliga me 57 gola dhe 65 asistime në total.
Ai u shpall gjithashtu Lojtari i Sezonit në Gjermani.
Wirtz pritet të kryejë vizitat mjekësore së shpejti, ndërsa debutimi i tij mund të ndodhë në Community Shield kundër Crystal Palace, pasi Liverpooli nuk merr pjesë në Kupën e Botës për Klube 2025.