Llapi eliminohet nga Kupa e Kosovës
L

Llapi eliminohet nga Kupa e Kosovës

Llapi është eliminuar nga garat e Kupës së Kosovës pasi u mposht nga Trepça 89-të me rezultat 4:3.

Llapjanët fillimisht udhëhoqen me dy golat e Ahmet Jonuzit, por skuadra nga Mitrovica i barazoi shifrat duke bërë që ndeshja të shkoi në vazhdime.

E aty, futbollistët e Trepçës shënuan edhe dy herë, duke siguruar kalimin në çerek finale të kësaj gare.

Skuadrës së Tahir Batatinës, tani iu ka mbetur të luftojnë për titullin e kampionit.

Në tetëshe u përfshi edhe Dukagjini që e mposhti Dinamon e Ferizajt me rezultat minimal 1:0./KlanKosova/

TË FUNDIT