Llapi merr pozitën e liderit, Drita fiton në derbi
L

Llapi merr pozitën e liderit, Drita fiton në derbi

Llapi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t dhe së paku përkohësisht e ka marrë pozitën e liderit në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Vendësit kaluan në epërsi në kohën shtesë të pjesës së pare, kur Ahmed Januzi shënoi me kokë për 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe me më shumë raste, me të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga një herë.

Të parët shënuan mysafirët me anë të Senad Jarovic, i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 71-të për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të përfundojë pa fitues, Llapi fitoi një penallti të cilën e konkretizoi Muhamet Hyseni (89’) pas dy tentativave (penalltia u përsërit) dhe vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Llapi ka 50 pikë në pozitën e parë apo dy më shumë se Ballkani i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Gjilani renditet i teti me 22 pikë.

Në ndeshjen derbi të javës, Drita ka fituar ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

Në minutën e 60-të, një harkim fantastik nga Raddy Ovouka bëri që Blerim Krasniqi të shënojë me kokë për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe Drita arkëtoi tre pikët e plota.

Me këto tre pikë Drita mbetet në vendin e tretë me 46 sosh, derisa Prishtina është e pesta në tabelë me 12 pikë më pak.

Dukagjini dhe Fushë Kosova kanë luajtur baras 0:0.

Dukagjini me këtë pikë mbetet në pozitën e gjashtë me 31 pikë, derisa Fushë Kosova është e parafundit në tabelë me 16 sosh.

TË FUNDIT