Llapi përballet me gjigantin polak
L

Llapi përballet me gjigantin polak

Llapi është skuadra e vetme kosovare këtë edicion që do të luajë në garën e dytë më të madhe evropiane, Ligën e Evropës.

Llapjanët do të nisin aventurën evropiane nga rrethi i parë i Ligës së Evropës, derisa tanimë ka mësuar kundërshtarin.

Skuadra e Tahir Batatinës në rrethin e parë do të ketë punë me skuadrën polake Wisla Krakow.

Ndeshjet e para do të luhen më 11 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë më 18 korrik.

 

TË FUNDIT