Loeb tregon çka i duhet për të fituar Dakarin
L

Loeb tregon çka i duhet për të fituar Dakarin

Para nisjes së pjesëmarrjes së tij të 10-të në Rally Dakar, Sebastien Loeb pranon se përveç përgatitjes dhe makinës konkurruese, fitorja kërkon edhe një dozë fati. Francezi foli për Motorsport.com për pritshmëritë e tij për edicionin 2026, të dytin me Dacia.

Loeb theksoi se Dacia Sandrider ka bërë përparime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar, sidomos në aspektin e besueshmërisë, pas zgjidhjes së problemeve elektronike dhe përmirësimeve në pezullim e menaxhimin e gomave. Sipas tij, ekipi është më i përgatitur se në Dakar 2025, edhe pse konkurrenca mbetet shumë e fortë për shkak të rregulloreve teknike që i mbajnë makinat shumë të barabarta.

Dacia do të paraqesë katër makina në Dakar 2026, me Nasser Al-Attiyah, Lucas Moraes dhe Cristina Gutierrez përkrah Loebit. Ai sqaroi se, për sa kohë të gjithë janë në garë për fitore, nuk do të ketë urdhra skuadre, por strategjitë ndryshojnë nëse dikush del jashtë luftës për titull.

Nga ana mentale, Loeb tha se mbetet realist:

“Dakari nuk fitohet vetëm me dëshirë dhe korrektësi. Të duhet edhe pak fat”, u shpreh ai, duke shtuar se në një rally 15-ditor gjithçka mund të ndodhë dhe kujdesi është po aq i rëndësishëm sa besimi.

TË FUNDIT