Starti i sezonit 2026 në MotoGP sinjalizon fundin e dominimit absolut të Ducatit dhe një balancë të re forcash. Aprilia dhe KTM kanë bërë hapa të mëdhenj përpara, me Marco Bezzecchi që dominoi në Tajlandë. Ndërkohë, Marc Marquez e ka nisur sezonin i kushtëzuar fizikisht pas një tjetër ndërhyrjeje në krahun e djathtë.
Sipas Jorge Lorenzo, problemet në shpatull mund t’ia kufizojnë performancën, sidomos në kthesat majtas, madje edhe t’ia shkurtojnë karrierën. Ai shton se pa dëmtimet, Márquez mund të kishte synuar rekordet e Giacomo Agostini.
“Pa dëmtimin, po, do t’ia kishte dalë. Problemi është shpatulla e djathtë dhe në kthesat majtas shihet që është i kufizuar. Kjo mund t’ia shkurtojë karrierën”, u shpreh ish-kampioni i MotoGP-së.
Megjithatë, Lorenzo e konsideron Marquez ende favorit për titullin 2026, bashkë me Bezzecchi dhe Pedro Acosta, ndërsa thekson se Aprilia duket shumë e fortë në kthesa, por Ducati mbetet motor i kompletuar në çdo aspekt.
“Marquez mbetet një nga kandidatët kryesorë për titull, bashkë me Bezzecchi. Acosta mund të futet gjithashtu në garë, ndërsa Bagnaia nuk më duket mjaftueshëm i qetë, e shoh që i mungon besimi”, shprehet 38-vjeçari spanjoll.



