Luka Donçiç, ylli slloven i basketbollit, është në bisedime me Los Angeles Lakers për të zgjatur kontratën e tij për tre sezone, me një vlerë prej 165 milionë dollarësh, sipas gazetarit të ESPN.
26-vjeçari ndihet shumë rehat në Los Angeles dhe dëshiron të qëndrojë, ndërsa Lakers e shohin atë si pjesën kryesore të projektit të tyre të ardhshëm, transmeton AutoPortali.
Donçiç u shkëmbye nga Dallas Mavericks në shkurt, dhe kjo ndryshoi mundësinë për të nënshkruar një zgjatje “Supermax” prej pesë vitesh dhe 346 milionë dollarësh, pasi një nga kushtet e NBA-së është që lojtari të mos ketë ndryshuar ekip që nga drafti.
Lakers trashëguan kontratën e tij nga Mavericks, që përfshin 43 milionë dollarë këtë sezon, 45.9 milionë në 2025-26 dhe 48.9 milionë në 2026-27, me këtë të fundit si opsion për lojtarin.
Zgjatja që po negociohet përfshin sezonet 2025-28 me një vlerë 165 milionë dollarësh, plus opsion për sezonin 2028-29.
Marrëveshja mund të finalizohet pas 2 gushtit, gjashtë muaj nga shkëmbimi i Donçiç te Lejkers. Një alternativë tjetër është një zgjatje katërvjeçare për 229 milionë dollarë, që do të zëvendësonte opsionin aktual për sezonin 2026-27.
Që nga ardhja te Lakers, Donçiç ka luajtur 33 ndeshje, me mesatare prej 28.5 pikëve, 7.9 kërcimeve dhe 7.3 asistimeve.