Macja e zezë parashikon fitoren e Shqipërisë (VIDEO)
M

Macja e zezë parashikon fitoren e Shqipërisë (VIDEO)

Sonte në mbrëmjë të gjithë tifozët kuqezinj do të jenë me sytë nga Duseldorfi, aty ku do të luhet dueli Shqipëri-Spanjë.

Të gjithë shqiptarët presin një fitore e cila do t’i jepte mundësinë Kombëtares sonë për t’u kualifikuar në fazën tjetër. Parashikime të shumta janë bërë për këtë sfidë, por ai i një maceje është bërë viral në rrjet.

Në një tavolinë janë të vendosur tre enë qelqi me kokrra, ku në të treja shkruhet: Shqipëri, Barazim, Spanjë. Macja e zezë me pulla të bardha shkon dhe ha tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar se do të fitojë kundër iberikëve.

https://streamin.one/v/6b715948

 

TË FUNDIT