Granit Xhaka është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane është lider i padiskutueshëm te Bayer Leverkusen që po shkon sigurt drejt titullit në Bundesligë.
Bundesliga e ka publikuar sot tabelën e lojtarëve me më së shumti pasime të kompletuara brenda një ndeshjeje dhe në këtë listë prin pikërisht futbollisti kosovar.
Xhaka e ka një mesatare prej 160 pasimesh të kompletuara për ndeshje, ndërsa prapa tij gjendet Minjae Kim i Bayern Munichut me 152.
Bashkëlojtari i Xhakës, Exeuiel Palacios e mbyll podiumin me 144 pasime të kompletuara për ndeshje.
“Granit Xhaka është maestro i pasimeve në këtë sezon”, ka shkruar Bundesliga në faqen e saj zyrtare në Instagram.