Maqedonci: Me 5 mars 1998 familja Jashari nisi me pushkën e lirisë për çlirimin e Kosovës
M

Maqedonci: Me 5 mars 1998 familja Jashari nisi me pushkën e lirisë për çlirimin e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së UÇK-së ku tha se shumë rrugë të  të Kosovës ishin vërshuar nga forca të shtuara policore dhe ushtarake të Serbisë pushtuese, përcjell AutoPortali.

Ai kujtoi kohën e 5 marsit të 1998-tës, ku tha se shumë rrugë të Kosovës ishin vërshuar nga forcat serbe, për të realizuar një operacion ushtarak kundër familjes së Adem JasharitMë tutje ai tha se që nga atëherë, rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi.

Postimi i plotë i tij:

Në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998, shumë rrugë dhe zona të Kosovës ishin vërshuar nga forca të shtuara policore dhe ushtarake të Serbisë pushtuese. Një natë më parë, në shumë ndërtesa në Prishtinë por dhe në lokacione tjera nëpër Kosovë, ishin vendosur snajperistë dhe patrulla të shtuara të policisë serbe. E gjithë kjo për të realizuar një operacion të gjerë policor dhe ushtarak kundër një familje, kundër një kompleksi shtëpish, në fshatin Prekaz, aty ku pushka e lirisë së bashku me këngët e kushtrimit, po jehonin ndër vite, pa pyetur për frikën dhe forcën me të cilën po ballafaqoheshej Kosova.

Shaban Jashari me të bijtë Ademin e Hamzën dhe anëtarët e tjerë të familjes, në mëngjesin e 5 marsit, e nisën luftën duke dhënë shembullin e një rezistence totale, deri në frymën e fundit: për lirinë e Kosovës. Gjatë 5, 6 dhe 7 marsit 1998, qielli mbi Prekaz do të nxihej për tre ditë rresht nga tymi i pa numër i predhave të hedhura mbi luftëtarët e lirisë dhe mbi shtëpitë e Prekazit. Qëndresa e armatosur tre ditore dhe lufta heroike e familjes Jashari në Prekaz, do tu jepte atyre tre ditëve epitetin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga atëherë para 26 viteve dhe deri sot, rezistenca dhe lufta e Jasharëve të Prekazit, është kthyer në burim frymëzimi për të gjithë luftëtarët e UÇK-së në luftën e tyre për liri, duke u trashëguar deri te ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionin e tyre për ta ruajtur këtë liri. 26 vjet përpjekje për ta kultivuar luftën e drejtë për liri dhe për ta frymëzuar me të luftën për shtetndërtim. 26 vjet Epope e UÇK-së: 26 vjet lavdi!/AutoPortali/

 

TË FUNDIT