Marc Marquez e ka një lutje për tifozët e tij në lidhje me Bezzechin
M

Marc Marquez e ka një lutje për tifozët e tij në lidhje me Bezzechin

Marc Marquez pësoi një dëmtim të rëndë gjatë garës në pistën Mandalika. Nëntë herë kampioni botëror në motoçiklizëm pati një javë të paharrueshme, një javë më parë siguroi titullin në Japoni, ndërsa tani në Indonezi pësoi një rrëzim të rëndë. Këtë fundjavë u përplas nga Marco Bezzecchin në xhiron e parë, në kthesën e shtatë. Spanjolli përfundoi në zhavorr dhe u lëndua seriozisht, duke dëmtuar dorën e djathtë, e cila është operuar katër herë që nga dëmtimi famëkeq në garën e Jerez-it më 2020.

Marquez menjëherë tha se “Bezzechi nuk është fajtor për incidentin” dhe se këto gjëra ndodhin në gara. Megjithatë, fansat e tij shpërthyen në rrjete sociale, duke shprehur zemërim ndaj pilotit italian.

Për të qetësuar situatën, Marquez publikoi një mesazh në Instagram.

Image

“Ky nuk është mënyra më e mirë për të festuar kampionatin, por kështu është gara. Sot do të udhëtojmë drejt Madridit dhe mjekët do ta vlerësojnë gjendjen time. Do të bëj kontrolle shtesë. Ju lutem, mos e fajësoni Marco Bezzecchin, askush nuk i bën këto gjëra me qëllim. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”.

Mesazhi ishte i shoqëruar me një foto ku shihet me dorën e djathtë të imobilizuar.

TË FUNDIT