Martinez zgjidhet trajneri i vitit në Kataluni, lë pas Guardiolën
M

Martinez zgjidhet trajneri i vitit në Kataluni, lë pas Guardiolën

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, është zgjedhur nga Federata Katalunase e Futbollit si trajneri më i mirë i vitit.

Martinez mori 58.5% të votave, duke lënë pas Pep Guardiolën, trajnerin e Manchester City dhe ish-trajnerin e Barcelonës, i cili siguroi 31% të votave.

Në vend të tretë renditet Pere Romeu, trajnerja e ekipit të femrave të Barcelonës, me 9.7% të votave.

Vlerësimi u bë nga një juri prej 43 anëtarësh, që përfshinte gazetarë sportivë, politikanë dhe sponsorë të njohur, duke reflektuar konsensusin për ndikimin dhe arritjet e Martinez gjatë vitit.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të zhvillohet në edicionin e 13-të të Gala de Estrelas, më 29 dhjetor në Barcelonë, ku trajneri i Portugalisë pritet të marrë vlerësimin për kontributin e tij në futbollin modern dhe sukseset e arritura gjatë sezonit.

Ky është një tjetër sukses për Martinez, i cili ka fituar njohje ndërkombëtare jo vetëm për rezultatet e Kombëtares së Portugalisë, por edhe për stilin e tij të menaxhimit dhe aftësinë për të frymëzuar lojtarët. /AutoPortali

TË FUNDIT