Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, ku raportohet se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente me persona të lënduar dhe 87 aksidente me dëme materiale.
Gjatë kontrolleve në trafik, policia ka shqiptuar 2,503 tiketa për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 14 janë në mbajtje, ndërsa 2 persona po vuajnë dënimin.
Nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor në këtë periudhë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjin, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve./AutoPortali/




