Mesjava me ndeshjet e Kupës
M

Mesjava me ndeshjet e Kupës

Gara për Kupën e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën më interesante, ndërsa në mesjavë zhvillohen ndeshjet  çerekfinale.

Në katër ndeshjet, dy prej të cilave janë në program të mërkurën dhe po aq të enjten, pritet rivalitet i madh dhe është vështirë të parashikohet fituesi, sidomos duke marrë parasysh faktin se Kupa gjithmonë mund të sjellë befasi.

Të mërkurën, Prishtina përballet me Trepçën ’89, ndërsa Dukagjini e pret Dritën.

Ndërkaq, të enjten, Malisheva e cila po kalon një periudhë të shkëlqyeshme takohet me Ballkanin, derisa në ndeshjen tjetër takohen skuadrat e Ligës së Parë, Vjosa e Suhareka.

Triumfi në këtë garë është edhe më i rëndësishëm për faktin se e mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane.

Të katër ndeshjet e kësaj faze nisin nga ora 13:00.

TË FUNDIT