Mesjavë “e nxehtë” në futbollin kosovar
M

Mesjavë “e nxehtë” në futbollin kosovar

Kampionati i Kosovës në futboll vazhdon sot dhe nesër me ndeshjet e javës së 25-të.

Ndeshja që pritet me interesim më të madh është ajo ndërmjet Malishevës e Llapit, e cila zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Vendësit do të përpiqen të rikthehen te rezultatet pozitive dhe të harrojnë humbjen nga Ballkani, ndërsa Llapi shpreson të vazhdojë me fitore dhe në këtë mënyrë të mbajë hapin në luftë për titullin e kampionit.

Fushë Kosova, e cia në dy ndeshjet e fundit i arkëtoi katër pikë, në “Sami Kelmendi” e pret Ballkanin dhe do ta  ketë shumë vështirë të marrë rezultat pozitiv.

Rivalitet pritet edhe në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë, dy skuadra që nuk kanë shënuar ende fitore në stinorin pranveror.

Java e 25-të mbyllet nesër me ndeshjet Prishtina – Dukagjini dhe Feronikeli 74 – Drita.

TË FUNDIT