Një skenë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen Inter Miami–Orlando, që shkaktoi një varg reagimesh në rrjetet sociale.
Lionel Messi e pati një mundësi të shkëlqyer për të tundur rrjetën e kundërshtarit nga rreth 20 metra largësi. Ai dërgoi një goditje të fuqishme, topi kaloi murin, shkoi mbi portë dhe përfundoi në tribunat e stadiumit në vend të portës. Fatkeqësisht, topi goditi lehtë një vajzë të vogël, prindërit e së cilës e kishin sjellë në stadium.
Fatmirësisht, topi vetëm e ka prekur vogëlushen, e cila ka qarë menjëherë nga frika. Kjo u pasua nga një reagim tronditës i babait, i cili u gëzua.
“A je mirë dashuria ime? Messi të goditi, Messi të goditi! Nuk është asgjë”, tha babai i vajzës duke buzëqeshur.
E po, kështu ndodh me njerëzit e famshëm, kur edhe sherret e tyre janë gëzim për të tjerët.
أب يحاول إسكات إبنته التي تبكي بعد ركلة ميسي الحرة: 'لم يحدث شيء يا إبنتي! ميسي هو منحها لك' pic.twitter.com/iXrRqhq1ge
— Messi Xtra (@M30Xtra) March 3, 2024