Ka nisur Kupa e Amerikës me fitoren e Argjentinës kampione të botës, ndaj Kanadasë me shifrat 2-0.
Një fitore pa shumë shkëlqim për Argjentinën, ku realizuan Julian Alvarez (’48) dhe Lautaro Martinez (’87).
Në pjesën e parë, skuadra e trajnerit Scaloni nuk ishte në nivelin që pritej, pa ritëm dhe kurajo në fushë. Gjithsesi, në pjesën e dytë amerikan-latinët marrin kontrollin e lojës dhe nuk gabojnë më, duke ngritur ritmin dhe realizuar dy gola.
Në fushë zbriti edhe Lionel Messi, por që nuk realizoi dot. Gjithsesi “pleshti” vendosi një rekord, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshjen në “Copa Amerika”. Kjo ishte ndeshja e 35-të për të në këtë turne, duke thyer rekordin e kilianit Sergio Livingstone



