Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se gjithçka është gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton AutoPortali.
Çeku tha se Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/882304417024254?ref=embed_post