Ministri gjerman i Mbrojtjes kërkon konsultim për largimin e dinarit serb
M

Ministri gjerman i Mbrojtjes kërkon konsultim për largimin e dinarit serb

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius po qëndron në Kosovë ku edhe është takuar me Presidenten Osmani.

Pas këtij takimi ai bashkë me Presidenten kanë mbajtur një konferencë për media.

Për çështjen e dinarit, Pistorius ka thënë se Kosova ka të drejtë ta zbatoj ligjin por duhet të ketë një komunikim të përshtatshëm.

Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, tha ai. /Lajmi.net/

TË FUNDIT