Ikona kroate, Luka Modric, ka kritikuar gjyqtarin për vendimin që ta vazhdojë ndeshjen me Italinë për tetë mintua. Italia shënoi golin e kualifikimit në minutën e 98-të.
Modrici është deklaruar me lot në sy.

“Nuk e di çka të them. Futbolli ndonjëherë është i ashpër dhe sonte u dëshmua kjo. Nuk e di ku i gjeti gjyqtari tetë minuta për ta vazhduar lojën. Nëse duhet të biesh, duhet në këtë mënyrë. Nuk është ndonjë ngushëllim. Nuk kemi dyshuar në tifozët, e kemi ditur se janë prapa nesh. Gjithnjë janë këtu, i falënderoj. Më vjen keq që nuk fituam dhe të kualifikohemi. Por është kështu si është. Do të shohim se a është koha për lamtumirë, tani nuk është moment të flasim për këtë”, ka thënë Modric për televizonin kroat.



