Momente paniku gjatë finales së 3000 metrave për femra, në Kampionatin Evropian të Atletikës në salla të mbyllura, turne që u zhvillua në Apeldoorn të Holandës.
Atletja vendase Maureen Koster, u rrëzua në tokë gjatë garës, goditi kokën në pistë dhe qëndroi pa ndjenja. Menjëherë ndërhynë mjekët e ndihmës së shpejtë që ndodheshin aty pranë, ndërkohë që gara vazhdonte.
Atletet në garë nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur pas tyre, ndërkohë që Koster pasi u spostua ng pista, u largua nga stadiumi me barelë.
“Atletja tashmë është e vetëdijshme dhe e kaloi momentin e rrezikut”, njofton Federata Holandeze e Atletikës.
Pasi u përmend, atletja u dërgua në spital për kontrolle mjekësore.