Kristjan Asllanin dhe Interin e pret një e dielë vendimtare. Zikaltërit do të luajnë në transfertë ndaj Fiorentinës, një sfidë që merr shumë rëndësi në momentin kur Juventus është plotësisht në garë për titullin, dhe aq më tepër kur për momentin kryeson renditjen e Serie A.
Pas vjollcëve, Interin e pret pikërisht përballja me Juventusin ndaj ky takim me Fiorentinën bëhet gjithnjë e më shumë vendimtar për të shkuar të qetë në sfidën me bardhezinjtë, raporton Express, transmeton Autoportali.
Në ndeshjen ndaj Fiorentinës në transfertë, pritet që në mungesë të Hakan Calhanoglu, trajneri Simone Inzaghi t’i besojë Kristjan Asllanit.
Mesfushori i kombëtares do të marrë në dorë çelësat e mesfushës së Interit dhe për herë të parë në këtë sezon të Serie A do të startojë si titullar.
Calhanoglu nuk kishte humbur asnjë ndeshje deri më tani, por ndaj Fiorentinës i takon 21-vjeçarit që të tregojë përmirësimin nga sezoni i shkuar.
Statistikat nuk janë në anën e Asllanit pasi në tre ndeshje që shqiptari ka startuar titullar këtë sezon, Inter nuk ka fituar.