Driton Kuka, trajneri më i suksesshëm kosovar në xhudo, ka reaguar ashpër ndaj moskrijimit të institucioneve, duke theksuar se kjo situatë po dëmton drejtpërdrejt sportistët dhe funksionimin e federatave sportive.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kuka ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në marrjen e përgjegjësive në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), duke e cilësuar këtë si një problem që po përsëritet sidomos në vitet e fundit, përcjell AutoPortali.
Sipas tij, kjo situatë po shkakton ngecje serioze edhe në funksionimin normal të federatave sportive, duke ndikuar negativisht në përgatitjet dhe kushtet e sportistëve.
Reagimi i Kukës vjen në një kohë kur sporti kosovar vazhdon të sjellë suksese ndërkombëtare, ndërsa mungesa e stabilitetit institucional rrezikon të pengojë zhvillimin dhe mbështetjen e sportistëve elitarë. /AutoPortali
Postimi i plotë:
Për një ditë të mbarë …
Po presim marrjen e përgjegjesive sa ma shpejt në MKRS!
Një fenomen qe po përsëritet gjithmonë është viti zgjedhor kur shume hallka në zingjirin e punëve nuk po punojnë siç duhet!
Kjo po sjell ngecje serioze edhe në funksionimin normal të federatave.
Detaje spo flasim por dua kjo të ndrrohet si praktikë!
Sportistat sduhet pas ngecje se nuk e meritojnë aspak!!



