Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C.
Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.




