E hëna parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, por shumë i nxehtë, shkruan AutoPortali.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h..
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C./AutoPortali/




