Botërori në MotoGP nisi në fundjavën e kaluar, ndërsa debutoi edhe piloti 19-vjeçar, spanjolli Pedro Acosta.
Ai garon me skuadrën Red Bull Tech3 dhe në garën e parë sezonale ai u klasifikua në vendin e 9-të.
Një debutim pozitiv për pilotin e ri, duke treguar talent në pistë e duke rivalizuar me më të mirët. Për disa momente ai dueloi për vendin e katërt me Marc Marquez, por në fund Pedro iu desh t’i dorëzohej degradimit të gomave Michelin.
Në një intervistë për DAZN, ai kujton garën e parë në MotoGP: “Si ishte debutimi im? Fantastik, gjithçka ishte aq e bukur si për herën e parë. Nuk mund të kishte shkuar më mirë se kaq”.
Më tej, Acosta, kampion në dy kategoritë më të vogla të motoçiklizmit, Moto 2 dhe Moto 3, shtoi: “Ishte si kur të humbisje virgjërinë. Gjithçka duket se shkon mirë dhe më pas ngatërrohesh diku tjetër.”
“Bëra shumë parakalime si në ditët e Moto3, kur e nisja nga vendet e fundit dhe u gjenda përpara në disa xhiro. Në fund pësova degradim të gomës së pasme, por unë gjithsesi jam i lumtur”, tha Pedro Acosta.