Motoçikleta godet një këmbësor në Prishtinë
M

Motoçikleta godet një këmbësor në Prishtinë

Të hënën ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë, ku me ç’rast është lënduar një person.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

TË FUNDIT