Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.
“Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër, në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë së ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.



