Ndryshim i madh në formatin e Ligës së Kampionëve
N

Ndryshim i madh në formatin e Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjioze e futbollit në botë në konkurrencën e klubeve, Liga e Kampionëve nga sezoni i ri 2024/25 do të ketë ndryshim të madh në formatin e saj dhe më  nuk do të ketë më fazë të grupeve.

Liga e Kampionëve tash e shumë vjet ka qenë me tetë grupe me nga katër skuadra, që nënkupton se 32 skuadra “luftonin” për titullin e kampionit të Evropës.

Megjithatë, UEFA ka ndryshuar këtë sistem duke e rritur numrin në 36 sosh, andaj edhe faza e grupeve do të zëvendësohet me të ashtuquajturën “faza e ligës”.

Secila skuadër do t’i zhvillojë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafire, që është dy më shumë se ato që realizoheshin në fazën e grupeve.

Skuadrat që renditen në pozitat 1-8 do ta sigurojnë direkt kualifikimin për raundin e 16-të më të mirëve, kurse ato që renditen në pozitat 9-24 do të përballen me njëra tjetrën në një play-off nokauti.

Kurse, skuadrat që do të renditen 25-36 do të eliminohen përfundimisht nga gara.

E njëjta do të ndodhë edhe me garat tjera si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, vetëm se te kjo e fundit secila skuadër do t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje në fazën e ligës.

TË FUNDIT