Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka bërë disa nbdryshime në kalendarin e garave dhe kjo për shkak të zgjedhjeve lokale, të cilat mbahen më 12 tetor.
Kështu, Drag Race 3, e paraparë të mbahet më 11 e 12 tetor është zhvendosur për një javë më vonë, pra mbahet më 18 e 19 tetor.
Ndërsa, auto sllallomi i paraparë të mbahet më 19 tetor, do të mbahet një javë më herët, më 11 tetor, në Sllatinë.
Është ndryshuar edhe data e garave në disiplinat karting sllallom dhe auto sllallom me vetura elektrike.
Më 20 shtator mbahen dy gara në karting sllallom, ndërsa në 21 shtator dy gara në auto sllallom me vetura elektrike, të gjitha në parkingun jugor të Prishtina Mall.
Datat e garave në Zym, Molika dhe auto sllallomi në Prizren janë të njëjta me ato që kanë qenë në kalendarin paraprak.