Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të prodhimit të energjisë, që paraqesin situatën për muajin dhjetor të vitit 2023.
Në këtë muaj, prodhimi bruto nga termocentralet ka qenë 584.76 GWh, nga hidrocentralet 43.2 GWh dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare ka qenë 7.95 GWh.
“Gjatë muajit Dhjetor të vitit 2023 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 853.83 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh apo 12.69% më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.
“Importi i energjisë elektrike në dhjetor të vitit 2023 ishte 416.73 GËh kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 228.81 GWh”.
Sipas ASK-së prodhimi i thëngjillit për dhjetor ka qenë rreth 5.06 mijë tonë apo 16.04% më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
