Gara e së shtunës (11 tetor) në auto sllallom, e cila mbahet në Sllatinë, është e fundit për këtë disiplinë në Kampionatin e sivjetmë të Kosovës.
Në fundjavën e kaluar garuesit u sfiduan në Prizren ku pati mjaft rivalitet, por edhe pjesëmarrje të kënaqshme.
Kështu pritet të jetë edhe të shtunën, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për garën përcaktuese, qoftë për renditjen në plasmanin e përgjithshëm, qoftë për klasat përkatëse.
Tashmë për pjesëmarrje në garë kanë aplikuar disa nga garuesit e dëshmuar në këtë disiplinë dhe që kanë ambicie serioze.
Në tri garat e deritashme në auto sllallom i kemi tre fitues të ndryshëm.
Në Ferizaj fitues doli Gazmend Demolli, në Sllatinë Pajtim Qupeva dhe në Prizren fitoi Bekim Kovaçi për kampionatin vendor, derisa fitues i garës për FIA CEZ ishte Gentjan Shaqiri.




