Nëse lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, Formula 1 ka plan rezervë
N

Nëse lufta në Lindjen e Mesme vazhdon, Formula 1 ka plan rezervë

Presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali, ka deklaruar se sezoni mund të përfundojë në Evropë nëse konflikti në Lindjen e Mesme pengon zhvillimin e garave të fundit në Katar dhe Abu Dhabi. Vendimi përfundimtar pritet të merret deri në mesin e shtatorit.

Formula 1 tashmë ka zhvendosur Çmimin e Madh të Bahreinit në pistën Sepang në Malajzi, ndërsa gara në Arabinë Saudite është anuluar. Tani pikëpyetja kryesore mbetet fundi i kampionatit.

Domenicali theksoi se garat në Katar dhe Abu Dhabi mbeten të konfirmuara dhe biletat janë shitur plotësisht, por nëse situata e sigurisë nuk përmirësohet, sezoni do të mbyllet në Evropë.

Sipas mediave ndërkombëtare, pista Imola është favoritja kryesore për të zëvendësuar garën finale, megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar. Formula 1 synon të zhvillojë të paktën 22 nga 24 garat e planifikuara këtë sezon.

TË FUNDIT