Gazmend Demolli, Pajtim Qupeva e Bekim Kovaçi janë fituesit në tri garat e deritashme në disiplinën auto sllallom, të vlefshme për Kampionatin e Kosovës.
Gara e nesërme (e shtunë – 11 tetor), e fundit për sivjet pritet të jetë po aq rivalizuese sa edhe tri të parat, kjo edhe marrë parasysh faktin që për pjesëmarrje kanë aplikuar garues të dëshmuar në këtë disiplinë dhe që kanë synime serioze për pozitë sa më të mirë në plasmanin gjeneral dhe në klasat përkatëse.
Në shtegun me gjatësi prej 1730 metra, gjerësi 15 metra, me 36 dyer hyrëse e 3 shikana, pjesëmarrësit do ta japin maksimumin, ndërsa dashamirët e kësaj disipline presin të shohin interesante dhe momente atraktive.




