Vinicius Jr është një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë” këtë vit.
Braziliani shënoi 24 gola dhe dha 11 asistime në 39 paraqitje me Real Madridin.
23-vjeçari ishte një lojtar kyç për “Los Blancos” këtë sezon pasi Madridi fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Në mbështetje të tij për ta fituar “Topin e Artë” ka folur bashkëkombësi i tij, Neymar duke thënë se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.
“Unë dhe Vini kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe ai është një djalë i mrekullueshëm”, Tha Neymar.

“Unë e dua Vinin, ai është një mik i madh me të cilin më njofoi futbolli. Patjetër që do të kërkoj që ai të fitojë Topin e Artë”, deklaroi Neymar.



