Një shofer 19-vjeçar është ndëshkuar nga Policia e Ferizajt pasi u kap duke vozitur me 162 km/h në rrugën “Brahim Ademi”, ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h.
Sipas njoftimit, atij iu shqiptua gjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj në territorin e Kosovës, përcjell AutoPortali.



