Federata e Sportit Shkollor të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Ministrinë e Arsimit, do të lansojë programin “Sport në Shkolla”.
“Pjesë e këtij programi është edhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3×3. Nxënësit e shkollave publike do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në aktivitete të rregullta sportive në 34 shkollat e 23 komunave”, thuhet në njoftimin e Federatës.
https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/videos/1175996846709918