Ngannou e kishte sinjalin për humbjen nga Joshua
N

Ngannou e kishte sinjalin për humbjen nga Joshua

Francis Ngannou e kishte “nuhatur” humbjen në meçin me ish-kampionin Anthony Joshua.

Boksieri 37 vjeçar “tronditi” botën në debutimin e tij në boksin profesionist tetorin e kaluar me një paraqitje të shkëlqyer kundër kampionit të peshave të rënda WBC, Tyson Fury.

Por, ai u mposht brutalisht nga AJ, i cili e mposhti atë në raundin e dytë të përballjes së tyre saudite.

“Unë nuk do t’i heq asnjë meritë Anthony Joshuas, ai bëri një punë të shkëlqyer”, tha Ngannou për SecondsOut.

“Mendoj se, edhe sikur të isha ndryshe, mendoj se ndoshta gjërat mund të kenë qenë ende të njëjta. Por kjo nuk ishte dita ime. U zgjova në mëngjes dhe u ndjeva sikur kjo nuk ishte dita ime”, ka shtuar më tej kamerunasi.

Pavarësisht se pësoi nokautin e parë në karrierën e tij 11-vjeçare sportive luftarake, Ngannou nuk ka në plan të largohet nga boksi.

TË FUNDIT