Ngannou parashikon fituesin e meçit eventual Joshua – Fury
N

Ngannou parashikon fituesin e meçit eventual Joshua – Fury

Boksieri kamerunas, Francis Ngannou ka dhënë parashikimin e tij për fituesin e përballjes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, nësa dy britanikët do të përballeshin ndonjëherë në ring. Kamerunasi, ishëkampion bote në UFC, ka dueluar me të dy britanikët dhe ka humbur në mënyra të ndryshme ndaj të dyve.

Ai pësoi një humbje “mahnitëse” me KO në raundin e dytë kundër Joshua. Ndërsa kundër Fury, ylli i MMA ia doli të qëndrojë në këmbë deri në fund, por u mund me vendim shumice edhe pse e hodhi një herë Fury në dysheme.

“Nuk e di kush fiton, por për momentin do t’ia jepja fitoren Anthony Joshua”, tha Ngannou, që në ring ende nuk ka fituar asnjë duel, ndërkohë që është përballur me dy nga boksierët më të mirë aktualisht në botë.

Kur u pyet nëse u kap i befasuar nga fuqia e Joshuas, ai shtoi: “Unë mendoj se ai mori kohën e duhur dhe më goditi. Bëhej fjalë për kohën, kryesisht. Ndodhi diçka që nuk e prisja”. Ngannou pret të rikthehet sërish në kafaz këtë vit.

TË FUNDIT