Një emër i ri ka hyrë në historinë e futbollit anglez, Rio Ngumoha. Talenti i ri i Liverpool-it është bërë shënuesi më i ri ndonjëherë në historinë e klubit në Premier League, duke realizuar një arritje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e “The Reds”.
Ngumoha, vetëm 16 vjeç e 361 ditë, ka hyrë gjithashtu në listën elitare të Premier League si lojtari i katërt më i ri që ka shënuar ndonjëherë në këtë ligë. Para tij qëndrojnë emra të mëdhenj si James Vaughan (16 vjeç, 270 ditë), James Milner (16 vjeç, 356 ditë) dhe Wayne Rooney (16 vjeç, 360 ditë), duke treguar qartë nivelin ku po ngjitet ky yll i ri.
Me këtë gol, Ngumoha jo vetëm që ka lënë shenjën e tij te Liverpool-i, por ka paralajmëruar edhe një të ardhme premtuese në futbollin anglez. Një moment i rrallë që shpall ardhjen e një gjenerate të re në Anfield dhe ndoshta të një ylli të madh në ndërtim.



